INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sipas kalendarit Hënor, ja se kur duhet t'i presim flokët [FOTO]

Sipas kalendarit Hënor, ja se kur duhet t'i presim flokët [FOTO]

Publikuar më: 19:20 09-01-2018

Nuk është një trend i fundit i së bukurës, por një teori që e kemi trashëguar për breza të tërë. Hëna ka një ndikim të madh në bukurinë e flokëve tanë, prandaj, përpara se të lini takim tek parukieri, hidhini njëher sytë nga qielli. Prijini flokët kur Hëna është te Afërdita dhe mos e prekni gërshërën kur është te Luani. Nëse Hëna po kalon mes Tokës dhe Diellit dhe kur është e re, atëhere seriozisht nuk duhet të mendoni për ti prerë sepse flokët në këtë periudhë janë më të brishtë dhe mund të shkatërrohen shumë lehtë.

Legjenda e Hënës dhe e flokëve

Çfarë fshihet pas legjendës së Hënës dhe flokëve? Thuhet se prerja e flokëve kur Hëna është e plotë, do ti bënte ata më të fortë e më të ndritshëm, për më tepër do ti ndihmonte të rriteshin edhe më shpejt. Hëna e plotë ka ndikim edhe në luhatjen e ujit në dete e oqeane, e në një farë mënyre ka efekt edhe te njeriu i cili  në 73% të tij është i përbërë nga uji.

Kalendari Hënor

Sipas kalendarit klasik hënor, koha më e mirë për të prerë flokët korrespondon me Hënën e plot, sidomos kur sateliti ynë është te Afërdita. Prerja e flokëve në këtë periudhë do ti bënte ata më të butë, më me shkëlqim, më të fortë e më të dendur. Hëna ndihmon gjithashtu edhe në përmirësimin e ngjyrës, duke i bërë më intensive.

floket-3-1.jpg

banner_moon.jpg

Burimi: Bordo.al

Article Logic
Execution time: 0.0037868022918701