INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza në Itali, 3.3 milionë persona punojnë në të zezë

Kriza në Itali, 3.3 milionë persona punojnë në të zezë

Publikuar më: 13:35 31-01-2018

Vitet e fundit, kriza ekonomike ka sjellë disa pasoja të papritura për shtetin Italian.

Shtimi i të punësuarve në të zezë konsiderohet si një nga problematikat më të mëdha të shkaktuar në ekonominë italiane, ku aktualisht numëroren 3.3 milionë persona që punojnë në sektorët prodhues në të zezë.

Studimi është kryer nga organizata “Censis Confcooperative”, ku përveç kësaj paraqitet edhe rënia e nivelit të pagesës për orë pune nga 16 në 8 euro dhe rrjedhimisht evazioni fiskal mbi taksat ka prekur shifrën e 107.7 miliardë euro.

Sipas analizës së “Censis Confcooperative”, të dhënat e mbledhura tregojnë se gjatë periudhës nga viti 2012 deri në vitin 2015, punësimi i deklaruar është ulur me 2.1% ndërsa punësimi në të zezë është rritur me 6.3%, duke sjellë kështu një numër prej 3.3 milionë personash të punësuar në të zezë.

Kompanitë të cilat punojnë në të zezë e kanë ulur koston e kryerjes së punës me 50% duke nxjerrë jashtë merkatos kompanitë që punojnë në bazë të legjislacionit italian.

Rrjedhimisht punonjësit ngelen pa sigurime shoqërore, sanitare dhe asistencë për një kosto prej 10,7 miliardë eurosh, evazion i shkaktuar nga kompanitë që punojnë në të zezë.

Article Logic
Execution time: 0.0042850971221924