INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarmi i Interpol: 50 luftëtarë të ISIS zbarkojnë në Itali

Alarmi i Interpol: 50 luftëtarë të ISIS zbarkojnë në Itali

Publikuar më: 15:32 31-01-2018

Rreth 50 luftëtarë të dyshuar si anëtarë të shtetit islamik ISIS me kombësi tuniziane kanë zbarkuar së fundi në Itali përmes detit. Është ky alarmi që jep Interpol.

Ishte gazeta britanike 'The Guardian' e cila publikoi lajmin duke shkruar se organizata ndërkombëtare i ka dërguar ministrit të brendshëm edhe emrat e të dyshuarve.

Luftëtarët e shtetit Islamik dyshohet se kanë mbërritur në shtetin fqinj gjatë muajve gusht tetor e pasi kanë braktisur barkat në brigjet italiane janë shpërndarë.

Shumë prej shteteve evropaine janë nën ethet e terrorzimit ndërsa janë goditur herë pas here nga sulme vdekjeprurëse që janë ndërmarrë pikërisht nga luftëtarët e e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885