INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, kapen 5 ton hashash nga Shqipëria, 25 të arrestuar

Itali, kapen 5 ton hashash nga Shqipëria, 25 të arrestuar

Publikuar më: 10:04 01-03-2018

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike rreth 5 ton hashash është kapur në Itali në Katanzaro.

Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.

Në pranga kanë rënë 25 persona ndërsa pritet që autoritetet italaine të japin edhe më shumë detaje.

Mes të arrestuarve janë edhe tre kokat e trafikut, raportojnë mediat.

Operacioni vjen vetëm një ditë pasi në Portin e Durrësit u kapën 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia e do të kalonte në vendet perëndimore.

Ndërkohë këtë të enjte edhe në Igumenicë të Greqisë janë sekuestruar 424 kg lëndë narkotike dhe është arrestuar skafisti shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834