INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Bisha e Lindjes’’shton numrin e viktimave në Europë

‘’Bisha e Lindjes’’shton numrin e viktimave në Europë

Publikuar më: 10:11 01-03-2018

Europa vijon të jetë e “mbërthyer” nga i ftohti siberian, që nuk ka kursyer as jetë njerëzish. Bilanci i fundit flet që këtë javë janë shënuar 40 të vdekur. Kjo valë e të ftohtit, e ashtuquajtur “Bisha nga Lindja” nga media britanike, “Ariu i Siberisë” në Holandë apo “Moskë-Paris” në Francë ka rritur frikën për shëndetin e personave më të britshtë, të pastrehëve apo personave të moshuar në mënyrë të veçantë dhe për bllokimin e transportit.

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta me -24 gradë celsius në Gjermani, minus 29 gradë celsius në Estoni dhe -18 gradë celsius në Republikën Çeke. Nga njëri skaj i Europës në tjetrin, temperaturat kanë qenë në rënie dhe kaldajat janë vënë në punë të plotë. Grupi rus i gazit “Gazprom” njoftoi se kishte thyer për gjashtë ditë rekordet e eksporteve ditore drejt Europës. Rekordi i fundit u vendos të hënën me 666,8 milionë metra kub gaz. Në Suedi, është dhe më acar temperaturat shkuan -39.6 gradë dhe Austria regjistroi -25.4 gradë në Flattnitz. Në Itali, Roma ka regjistruar të hënën dëborën e parë në gjashtë vite. Edhe në Ballkan, temperaturat shkuan me minus. Në Shqipëri, shkuan në -8 gradë celsius dhe në Kosovë deri dhe -18 gradë celsius në malet përreth Sarajevës në Bosnjës.
Në Kroaci, linja hekurudhore Zagreb-Split u ndërpre. Në Rumani, tre porte në Detin e Zi u mbyllën, ashtu si në aeroportin e Varnas në lindje të Bullgarisë. Aksidentet rrugore kanë qenë të shumta në Gjermani, veçanërisht në bregun balltik, apo në Suedi. Shkollat janë mbyllur në shumë vende të Europës dhe thirrjet për vigjilencë për të pastrehët janë rritur.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828