INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video dramatike, shihni si rrëzohet ura në Florida, të paktën 10 të vdekur

Video dramatike, shihni si rrëzohet ura në Florida, të paktën 10 të vdekur

Publikuar më: 11:59 16-03-2018

Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e shembjes së mbikalimit, pranë Universitetit Ndërkombëtar të Floridës.

Raportohet se deri më tani bëhet fjalë për të paktën 10 persona të vdekur, por autoritetet 'deklarojnë se bilanci për fat të keq mund të rritet.

Në orët e para të së premtes mediat kanë publikuar edhe momentet e para kur ura është shembur ndërsa dëshmitarët thonë se ngjasoi si një shpërthim bombe.

Ekipet e shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Mbikalimi 862 tonësh dhe me lartësi 53 metra ra mbi një autostradë me 8 korsi, duke shtypur të paktën 8 makina.

Mbikalimi ishte ngritur ditën e shtunë në vetëm 6 orë.

Për të ishte përdorur një metodë që quhet “ndërtim i përshpejtuar i urave” për të shmangur problemet me trafikun. Madje thuhej se ishte rezistente për 100 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0045289993286133