INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Bisha e acartë nga Lindja' mbërthen Europën, viktima e kaos

'Bisha e acartë nga Lindja' mbërthen Europën, viktima e kaos

Publikuar më: 12:02 27-02-2018

Ajri i ftohtë i Arktikut i cilësuar si ‘Bisha nga Lindja’ vijon të mbajë të mbërthyer shumë shtete evropiane ku acari dhe temperaturat shumë të ulta kanë shkaktuar edhe viktima.

Deri më tani të paktën 4 persona kanë humbur jetën tre në Rusi dhe një në Rumani.

Për shkak të motit të keq shumë udhëtime orare treni apo udhëtime me avion janë anuluar. Shkollat në shumë provinca, por edhe në kryeqytetin e Bukureshtit, do të mbeten të mbyllura deri në përmirësimin e kushteve të motit.

Ndërkohë në shumë zona të Bullgarisë niveli i dëborës ka arritur deri në 40 cm.

Në Kroaci po ashtu janë shënuar probleme ku prej ditësh autoritetet po përpiqen t’u vijnë në ndihmë banorëve të izoluar.

Italia fqinji ynë në shumë zona ka patur probleme më dëborën dhe kaosin në trafik.

Kryeqyteti i Italisë, Roma ditën e djeshme u mbulua nga dëbora ndërsa në disa zona u pezullua edhe mësimi situatë e cila vijon edhe sot.

Në Rusi temperaturat kanë arritur deri në minus 20 gradë nndërsa mbrëmja e djeshme u regjistrua si nata më e ftohtë e këtij dimri.

Polonia, Gjermania, Franca Britania po ashtu kanë qënë nën pushtetin e dëborës dhe të ftohtit të acartë.

Meteorologët evropianë janë shprehur se një mot i tillë do të vijojë deri ditën e premte ndërsa u  cilësua si më i rëndi që ka prekur Europën në disa vite sidomos në periudhën fund shkurti fillim marsi.

Article Logic
Execution time: 0.003460168838501