INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër publikohet

Nesër publikohet "Na Na Na" nga Dafina dhe Kaos! Ja traileri

Publikuar më: 17:26 06-05-2016

Pavarësisht se po qëndron dhe po punon në studiot amerikane me producentë të huaj, Dafina përsëri e gjen kohën për të publikuar një këngë shqip me miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj të përhershëm.

Nesër do të publikohet kënga e re për të cilën aktualisht nuk janë bërë ende të ditura infot  ku Duffy’e do të bashkëpunojë me hip hop duon Kaos dhe Big Bang Beats. Lajmi është nxjerrë në dritë nga reperi Lumi B i cili ka publikuar një video të shkurtër, trailer të këngës, por në të cilën nuk dëgjojmë asnjë sekondë muzikë. Deri tani përveç trailerit, është publikuar edhe titulli që do të mbajë kënga,  "NA NA NA".  Por kjo ama nuk e ka lënë në errësirë atmosferën, e cila shpjegohet plotësisht nga tabela “Stop, the Party si Here” . Presim një sukses të fortë nën ritmet RnB dhe Hip Hop, ashtu si Dafina, Lumi B dhe Vig Poppa na kanë mësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0028438568115234