INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Gjendet e pajetë në banesë një 38-vjeçare shqiptare

Itali. Gjendet e pajetë në banesë një 38-vjeçare shqiptare

Publikuar më: 16:50 10-03-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Legnanos në Itali ku një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 21:00, në zonën pranë kampit sportiv të Canegrates. Nga hetimet e para, zbulimi i gruas së vdekur është bërë pasi njerëzit e saj nuk kishin komunikuar me të, duke kërkuar ndihmën e policisë për të hapur portën. Sipas medias italiane menjëherë në zonë kanë mbërritur policia dhe ambulancat. Policia ka hapur derën dhe ka gjetur gruan të shtrirë në dysheme. Edhe pse ndihma e shpejtë ka qenë aty dhe ka ndërhyrë, nuk ishte e mundur që ajo të shpëtonte, kishte disa orë që kishte vdekur. Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe po ndjek dy pista, atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes natyrale.

Article Logic
Execution time: 0.0021381378173828