INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau për një “pse më sheh” adoleshentin mirditor. Familja e autorit dërgon njerëz për pajtim

Vrau për një “pse më sheh” adoleshentin mirditor. Familja e autorit dërgon njerëz për pajtim

Publikuar më: 16:42 10-03-2018

Familja e adoleshentit Angjelo Gjokazaj të vrarë nëntë ditë më parë në Durrës ka vendosur të mos pranojë faljet e familjes së Devid Lalës. Kjo ka bërë që Policia e Durrësit ti trembet një hakmarrjeje të mundshme të familjes Gjokazaj ndaj asaj Lala prandaj dhe po mban nën monitorim të rreptë të dyja familjet. Devid Lala qëlloi për vdekje tri herë me thikë bashkëmoshatarin e tij Angjelo Gjokazaj, 16 vjeç. Policia kishte dërguar një agjent pranë familjes Gjokazaj pas ngjarjes për të marrë informacione se çfarë kishte në plane familja Gjokazaj. Ai mësoi se babai i të ndjerit nuk kishte ndërmend ta falë vrasjen e të birit. Sipas të dhënave, familja Gjokazaj e ka refuzuar faljen e familjes Lala, e cila pranoi fajin dhe kërkoi menjëherë të falur. Babai i Devid Lalës dërgoi njerëz për ngushëllime te familja Gjokazaj, por kjo e fundit refuzoi ndjesën dhe ngushëllimet e tyre. Siç mësohet, familja Lala ka tentuar disa herë të dërgojë njerëz te familja e 16- vjeçarit të vrarë, por ata nuk janë pranuar. Në sajë të këtyre informacioneve të marra, Policia ka shtuar masat për të evituar hakmarrje. Ngjarja e rëndë ndodhi nëntë ditë më parë në zonën e Spitallës, në lagjen 15 të qytetit bregdetar ku jetojnë dhe dy familjet, Lala dhe Gjokazaj.

Article Logic
Execution time: 0.002051830291748