INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët e gjyqtares Fildez Hafizi shfaqen përkrah Veliajt: Një manjolë për nënën!

Fëmijët e gjyqtares Fildez Hafizi shfaqen përkrah Veliajt: Një manjolë për nënën!

Publikuar më: 16:25 10-03-2018

Fëmijët e gjykatëses shkodrane Fildeze Hafizi kanë mbjell një pemë në kujtim të nëns së tyre e cila u ekzekutua nga ish-burri i saj Fadil Kasemi me 31 gusht të vitit 2017. Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj së bashku me fëmijët e gjyqtares dhe kusherirat e tyre kanë mbjellë pemë manjole në kujtim të Fildezit. “Me dy të rinjtë e mrekullueshëm të familjes Hafizi dhe kushërirat e tyre të vogla, të cilët i dedikuan kujtimit të nënës së tyre një pemë manjola dhe që e nderojnë më pas çdo ditë me rezultate të shkëlqyera në mësime, e sjellje shembullore në Tiranë!”, shkruan Veliaj.  Prindërit e gjykatëses jetonin në kushte të vështira dhe Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, u angazhua që të plotësonte dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së babait që është në burg dhe dhënien e kujdestarisë me vendim gjykate tezes së fëmijëve. Nga dhënia e kujdestarisë përfitoi secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj. Gjithashtu, fëmijët u zhvendosën në një tjetër shtëpi me qira, e cila po paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0020020008087158