INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga vrasja e gjyqtares, Fildes Hafizi

Detaje të reja nga vrasja e gjyqtares, Fildes Hafizi

Publikuar më: 16:44 01-09-2017

Nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonën ku ndodhi krimi makabër i gjyqtares, duket se viktima hipën në makinën tip “Benz” dhe ishte duke vendosur rripin e sigurimit. Xhami ishte gjysmë i hapur.
Autori, i cili gjendej rreth 10 metra nga pjesa e pasme e makinës, afrohet me shpejtësi dhe e qëllon menjëherë më pistoletë.
Mësohet nga pamjet filmike se autori qëllon dy here dhe nuk duket nëse viktima gjyqtarja Hafizi dhe autori ish bashkëshorti të kenë pasur ndonjë komunikim. Autori shkrepjen e parë të armës e ka kryer nga një largësi rreth 20 cm, ndërsa të dytën më afër. Fadil Kasemi nuk është dorëzuar sikurse pretendohej deri më tani, por është arrestuar nga policia.
Sipas prokurorisë, pas vrasjes Fadil Kasemi kishte marrë peng një furgon duke i treguar armën shoferit, për tu larguar nga vendi i krimit. Fillimisht Kasemi e ka fshehur armën, më pas e ka nxjerrë, duke e detyruar shoferin ti bindej. Shoferi i fugonit braktisi mjetin sapo pa një patrullë policie, të cilës i kërkoi ndihmë për të ndërhyrë për të arrestuar Fadil Kasemin.

Article Logic
Execution time: 0.0032951831817627