INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump flet për takimin me Kim Jong-un

Trump flet për takimin me Kim Jong-un

Publikuar më: 16:14 10-03-2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pohon se po përgatitet një marrëveshje me Korenë e Veriut, një ditë pasi pranoi të takohej me Kim Jong-un. “Marrëveshja me Korenë e Veriut po përgatitet dhe, nëse arrihet, do të jetë një marrëveshje e mirë për botën. Koha dhe vendi i takimit mbeten për t’u caktuar”, shkroi Trump në rrjetin social. Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur të takohet me liderin koreano-verior pa u këshilluar më parë me figurat kryesore të administratës së tij. Diplomati kryesor amerikan, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikë kur u dha njoftimi. Të premten, ai u tha gazetarëve: “Është një vendim që Presidenti e ka marrë vetë”. Më herët Shtëpia e Bardhë kishte deklaruar se takimi nuk do të realizohet pa parë veprime të qarta nga Koreja e Veriut, duke pasur për referencë heqjen dorë të Kim Jong-un nga përdorimi i armëve bërthamore. Asnjë president në detyrë në historinë amerikane nuk është takuar me liderë koreano-veriorë. Ndërkohë Koreja e Veriut ende nuk e ka komentuar takimin i cili u bë publik nga autoritetet e Koresë Jugore.

Article Logic
Execution time: 0.0038900375366211