INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kim i përgjigjet Trump: "Je i paaftë mendërisht! Do ta paguash shtrenjtë!" [VIDEO]

Publikuar më: 18:24 22-09-2017

Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut kanë arritur kulmin, ndërsa liderët e dy vendeve po kërcënojnë njëri-tjetrin me shkatërrim. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka dhënë një përgjigje të fortë presidentit Trump, duke kërcënuar se ai do të “shkatërrojë tërësisht” vendin e tij. Një ditë më parë ministri i Jashtëm Ri Yong Ho komentoi deklaratën e presidentit të SHBA-ve duke e krahasuar atë me një qen që leh. Por udhëheqësi i Koresë ka preferuar ti kthejë përgjigje vet TRUMP-it. Kim tha se fjalimi i marrë i Trump e kishte bindur edhe më fort Korenë e Veriut se zhvillimi i armëve të saj bërthamore është vendimi i duhur, dhe rruga e drejtë. Udhëheqësi suprem i vendit komunist Kim Jong-un u zotua se “Donald Trump do ta paguajë shtrenjtë për komentet e bëra së fundi në OKB”. Në intervistën që u transmetua përmes agjencisë shtetërore, Kim tha se ishte "duke menduar thellë" në lidhje me reagimin e tij, ndaj asaj që e konsideroi si"deklaratën më të egër të luftës në histori ...të pakuptimtë dhe të padëgjuar nga ndonjë prej paraardhësve të tij", ndërsa e përshkroi Trump si një "mashtrues dhe një gangster që do të luaj me zjarrin. Sipas liderit koreano-verior presidenti amerikan është i paaftë për të mbajtur postin e komandantit. Ministri i Jashtëm Ho njoftoi më pas se një bombë hidrogjeni mund të testohet në Paqësor, përtej kufijve të Koresë së Veriut. Reagimet nga Koreja e Veriut erdhën vetëm disa orë pasi Trump tha se do t'i shtrëngonte më tej sanksionet. Ai pohoi se Banka Qendrore e Kinës u ka kishte kërkuar bankave të tjera që të ndalonin menjëherë biznesin me Korenë e Veriut.

Article Logic
Execution time: 0.0043041706085205