INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kush është më injorant? Debat në kuvend për maturën me sharje rruge [VIDEO]

Publikuar më: 17:16 23-03-2017

Një debat që ka nisur me idenë për të përmirësuar reformat për arsimin në vend ka përfunduar në një përplasje, të cilët nxënësit më mirë të mos e ndjekin. Parlamentarët janë sharë e ofenduar, duke cilësuar njëri – tjetrin injorant disa herë. E para që ngriti zërin ishte deputetja Mimoza Hafizi në lidhje me problemet që kanë sjellë ndryshimet në  procesin e pranimit në universitete ku dhe akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe Ministren Nikolla që ka lënë pa shkollë shumë të rinj. Po përgjigja e Lindita Nikollës ishte plot nota ironie.
Po themeluesi i Libras Blushi i cili ofendoi rëndë Ministren e Arsimit Nikolla, po dhe ajo ia ktheu po njëlloj.
Po pas seancës Nikolla me sa duket u qartësua dhe kërkoi falje.
Për më shumë ndiqni kronikën e IN News…

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318