INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kuvendi i jashtëzakonshëm! Rama ‘’sulmohet’’ me miell, vezë dhe shishe...[VIDEO]

Publikuar më: 16:19 12-04-2018

U deshën ca fjalë të Bashës: “Përjashto Ramën nga salla e kuvendit” dhe salla e parlamentit u kthye në kaos.

Deputetë e opozitës u ngritën në këmbë dhe cilët bllokuan për 2 orë jo vetëm foltoren, por nuk lanë miell, vezë, letra dhe shishe pa hedhur në drejtim të Kryeministrit Rama, i cili përgjatë gjithë kohës nuk lëvizi nga vendi.
Garda e Republikës është përpjekur ta mbrojtë me mjete rrethanore, me dosje apo çadrat, por miellin se penguan dot. Vetëm Ministri Bushati reagoi dhe ju kundërpërgjigj me ujë.
Në këto kushte Ruçi me dhjetra herë kërkoi pushim. Po të paktën në një rast ai u detyrua të vijojë seancën për media, pasi Berisha vazhdoi fjalën që ju ndërpre, onilne në FB e tij.
Disa përgjigje në fakt Bashës ia dha Erjon Braçe, që iu doli në mbrojtje banorëve të Kukësit dhe e akuzoi liderin e bluve si hajdut. “Njoh vetëm një ish ministër në këtë sallë që vret protestues”, tha deputeti socialist.
Por deputetët e opozitës, që këtë herë më protagonistë ishin ata të PD, vijuan deri në fund të seancës të lëshojnë thirrje kundër kryeministrit. Ata nuk u trembën as nga masa, që morri Ruçi që t’i nxirrte nga salla dhe i kërkoi Byrosë ndëshkime të forta për Nokën, që hodhi miellin dhe Salianin e Balliun, që hodhën vezët dhe shishet plastike drejt Ramës. Seanca u mbyll me miratimin e një rezolute me KQZ dhe një marrëveshjeje me Kosovën mes britmave të opozitarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033180713653564