INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët ngrenë alarmin: 'Cigaret elektronike dëmtojnë ADN-në, shkak kryesor për kancerin'

Ekspertët ngrenë alarmin: 'Cigaret elektronike dëmtojnë ADN-në, shkak kryesor për kancerin'

Publikuar më: 14:03 31-01-2018

Cigaret elektronike janë konsideruar si një zgjidhje e mundshme për personat që duan të lënë duhanin.

Sipas ekspertëve kjo nuk është një zgjidhje pasi përdorimi i cigareve elektronike mund të dëmtojnë ADN-në e njeriut duke shkaktuar sëmundje si kanceri apo sëmundjet kardiovaskulare.

Edhe pse mendohen si më pak të dëmshme se cigaret normale, cigaret elektronike mund të shkaktojnë një kosto të lartë për shëndetin pasi nuk janë të mbrojtura nga patologjitë që mund të shkaktojë tymi i duhanit.

Ky është pikërisht përfundimi në të cilin kanë dalë kërkuesit e "Departamentit të Mjekësisë Ambientale" dhe të "Departamentit të Urologjisë" në Nju Jork që kanë kryer një kërkim shkencor të plotë për "Akademinë e Shkencave Amerikane".

Studiuesit të drejtuar nga profesor Mong-Shong Tang, i kanë vënë re efektet negative pasi kanë kryer një testim duke ekspozuar disa minj në avujt që lëshojnë cigaret elektronike.

Dëmtimet janë evidentuar në fshikëz, në zemër dhe në mushkëri dhe si pasojë edhe në sistemin e ADN-së.

Profesori Tang dhe kolegët e tij kanë dalë në përfundimin se prania e nikotinës krijon qeliza kancerogjene në organizëm, duke krijuar kështu molekula të rrezikshme për ADN-në.

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312