INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, operacion anti-droge, kapen dy shqiptarë me 217 kg drogë

Itali, operacion anti-droge, kapen dy shqiptarë me 217 kg drogë

Publikuar më: 11:48 19-01-2018

Në një operacion të përbashkët mes Policisë Kufitare dhe forcave Policore Italiane më Leçe u sekuestruan një sasi prej 217 kg lënde narkotike e llojit marjuanë.

Policia shqiptare sqaron se në pranga për posedim të lëndës narkotike janë vënë dy shtetas shqiptarë me banim në Itali.

“Bazuar në informacionet e dërguara në rrugë operative nga Policia Kufitare Shqiptare nëpërmjet zyrës ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali, policisë italianë (shërbimit antidrogë, Policisë së Kufirit të Zonës 9 dhe Guardia di Finanza të Pulias), u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale B. K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç , të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali, sqaron policia.

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane po hetojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432