INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili i LSI, akuzon Ramën për përdorim të fëmijëve të sëmurë

Vasili i LSI, akuzon Ramën për përdorim të fëmijëve të sëmurë

Publikuar më: 11:51 19-01-2018

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka akuzuar Edi Ramën, se po përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë më shumë pushtet. E këtu ai i është referuar fishave të diabetit për fëmijët, që po jepën falas, por njëheresh i kujton fëmijët me sëmundje të tjera dhe më të rënda.

Ja statusi i plotë në FB:
“Kryeministri përdor shëndetin e fëmijeve për ca ditë të qelbura pushtet më shumë. Kryeministri "babarryp", se babagjysh nuk është, thotë se siguroi ca fisha që masin diabetin të fëmijët. Dhe ky është sevap që e bëka ky dhe jo shteti. Po e di ky "babarrypi" që mijëra fëmijëve me sëmundje onkologjike, me hemofili, me talasemi, etj u mungojnë ilaçet pa të cilat jeta është e pamundur apo edhe jeta e tyre varet nga sevapi i këtij. Thënë me thjesht po deshi ky edhe mund të jetojnë po nuk deshi ky atëherë nuk do të jetojnë. Turp i rëndë përdorimi i pacipë i shëndetit të fëmijeve për ca ditë të fëlliqura pushtet më shumë.”

Article Logic
Execution time: 0.0031630992889404