INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grushti i shtetit. Turqia urdhëron arrestimin e 170 ushtarakëve

Grushti i shtetit. Turqia urdhëron arrestimin e 170 ushtarakëve

Publikuar më: 10:41 20-02-2018

Turqia vijon me përndjekjen dhe arrestimin e forcave ushtarake me dyshimin se ata mbështetën apo u bënë pjesë e grushtit të shtetit. Autoritetet turke lëshuan urdhër-arreste për 170 njerëz, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti në vitin 2016. Agjencia e lajmeve Anadolu raporton se në shënjestër për arrestim janë ushtarakë të pensionuar apo në shërbim dhe se 22 prej tyre janë burgosur mëngjesin e sotëm. Kanë kaluar 19 muaj pas përpjekjes për puç, periudhë në cilën Turqia ka burgosur mbi 50,000 njerëz, ndërsa ka pezulluar ose pushuar nga puna rreth 150,000 të tjerë. Qeveria turke i hedh poshtë shqetësimet e grupeve të të drejtave të njeriut, duke thënë se vetëm një spastrim i tillë mund të neutralizojë kërcënimin që paraqet rrjeti i Gulenit.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605