INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Florian Marku sulmoi kundërshtarin para ndeshjes, Bebe Rexha ka diçka për të thënë!

Florian Marku sulmoi kundërshtarin para ndeshjes, Bebe Rexha ka diçka për të thënë!

Publikuar më: 17:32 24-09-2021

Videoja e boksierit shqiptar Florian Marku që sulmon kundërshtarin ukrainas po qarkullon kudo në rrjet, prej ditës së djeshme.

Pas disa “ngacmimeve” mes tij dhe Maxim Prodan, me të cilin do të ndeshet për titullin IBF International Welterweight, boksieri shqiptar ka shpërthyer në ofendime, madje e ka sulmuar kundërshtarin. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë, që e kanë larguar atë për të shmangur një konflikt.

 Kjo ngjarje duket se i ka rënë në sy edhe artistes me origjinë shqiptare shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Këngëtarja e ka shpërndarë videon e boksierit shqiptar me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e publikuar në InstaStory . Krahas pamjeve, ajo ka shkruar “Damn” që nga anglishtja i referohet një shprehjeje si “Oh dreq”.

 517AA9EA-8149-49E0-86C7-A35BDDCB5D3D-169x300.png

 

Megjithatë, ajo nuk ka qenë e vetmja, pasi shumë artistë kanë shpërndarë videon e Markut, mes tyre reperi Don Xhoni, Finem, Young Zerka, Fero, etj, duke shprehur hapur mbështetjen për të.

Article Logic
Execution time: 0.0029380321502686