INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U filmua me Atdheun dhe video bëri xhiron e rrjetit, reagon për herë të parë Bora Zemani

U filmua me Atdheun dhe video bëri xhiron e rrjetit, reagon për herë të parë Bora Zemani

Publikuar më: 16:28 24-09-2021

Pas publikimit të një videoje e cila u bë virale, e ku shihej prezantuesja e showit televiziv “Per’puthen”, Bora Zemani, me njërin nga konkurrentët e edicionit të dytë të këtij spektakli, Atdhe Xheravina, ka reaguar vetë Bora.

Gjatë së mërkurës ka qarkulluar videoja e ku shihet dyshja, e që u aludua se janë në lidhje, Bora sqaroi gjithçka duke mos lënë asgjë në hije të dyshimeve.

Përmes një storie në Instagram, moderatorja e njohur tha se videoja ka qenë gjatë tour-it në verë dhe asgjë nuk ka mes tyre.

“Meqe me kane pyetur qofte ne insta qofte familjaret dhe duan te sqaroj kete video… Video e “kapjes mat” eshte hedhur para nja 2 muajsh ne YouTube dhe prap eshte komentuar keq por s’kam dashur te reagoj per çdo lajm qe del”, ka shkruar ajo.

“Por meqe qenka rinxjerre e shitet si e tanishme po ju them qe eshte bere gjate tour-it. Ketu jemi ne Shkoder ku kemi ndaluar i gjithe stafi per nje dreke. Ndaj boll me keto lajme se u be bajat”, përfundoi Bora.

Bora-Zemani-1_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893