INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishin gati për një tjetër fëmijë bashkë, kënga e re zbulon planet e Mozzik dhe Loredanës para ndarjes

Ishin gati për një tjetër fëmijë bashkë, kënga e re zbulon planet e Mozzik dhe Loredanës para ndarjes

Publikuar më: 15:35 24-09-2021

Mozzik dhe Loredana tashmë kanë ndarë rrugët për të dytën herë.

Pas një kohe të gjatë që qëndruan të ndarë, dyshja gëzuan pafund fansat e shumtë me bashkimin e tyre.

Krahas në jetë ata bashkuan forcat edhe në projekte muzikore duke punuar një album, i cili fakteqësisht deri sa erdhi koha për t’u publikuar dyshja u ndanë sërish.

Në njërën nga këngët që mban titullin ‘’Immer wenn es regnet’’ dyshja kishin përshkruar raportin e tyre duke shprehur dëshirën për një tjetër fëmijë së bashku.

Kënga erdhi me videoklip duke i prirë albumit ndërsa ish-çifti shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin.

‘’Mke sha e t’kom sha, mke vra e t’kom vra, kom bo shumë sene ama edhe ti ke bo, kom përbi plot sene e vazhdoj ala, besoj ka ardh koha Hanës mja bo ni vlla’’, thuhet mes tjerash në tekstin e këngës.
Nuk dihet nëse kjo dëshirë do të realizohet me një tjetër bashkim të tyre në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0023369789123535