INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festuan bashkë?! HANA feston ditëlindjen, Loredana dhe Mozzik bëjnë dedikimet prekëse: Ndoshta s’po...

Festuan bashkë?! HANA feston ditëlindjen, Loredana dhe Mozzik bëjnë dedikimet prekëse: Ndoshta s’po...

Publikuar më: 19:38 18-12-2020

"Vogëlushja më e përfolur e shoëbizit në Shqipëri, Hana, sot feston ditëlindjen e dytë.

Me këtë rast babai i saj, reperi Mozzik, ka publikuar urimin e lezetshëm për vajzën e tij, duke rikujtuar ditën kur ajo ka lindur.

“Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde, kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël. Zoti të dhashtë shëndet dashuri”, ka shkruar ndër të tjera Mozzik duke bashkëngjitur edhe foton e të dyve së bashku.

"Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana !

Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël .

Zoti të dhashtë shëndet dashuri !

Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë .

Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha .

Të don Baba yt ❤️

Urime datëlindjen e dytë ! #2VJET #happybirthday". 

 

Ndërkohë, një urim special nuk ka munguar as nga mami Loredana, e cila krahas dy fotove të ëmbla me të voglën e saj, shprehet se po përpiqet të bëjë më të mirën për të.

Reperja shkruan se ndihet krenare për Hanën dhe se edhe pse mund ta ketë mundësinë për t’i blerë çdo gjë, nuk e bën këtë gjë, sepse duhet të mësohet me faktin se jo të gjithë fëmijët mund të marrin çfarë dëshirojnë.

“Ndoshta nuk po bëj çdo gjë mirë, por ti duhet ta dish se po bëj më të mirën. Ndoshta udhëtoj shumë, por duhet ta dish se je gjithmonë në mendjen time dhe do e bëj për të ardhmen tënde.

Ndoshta ndonjëherë sillem ashpër me ty, por dua që të edukohesh mirë dhe të kuptosh që tani çfarë është respekti dhe dashuria. Ndoshta nuk do të blej gjithçka, edhe pse mundem, por duhet ta dish se jo çdo fëmijë ka mundësinë për të marrë gjithçka. Por gjeje çfarë? Jam shumë krenare për ty!

Në moshën 1-vjeçare mund të thoshe gjithë alfabetin, ndërsa 14-muajshe mund të numëroje deri në 30. Por ajo që bën më mirë dhe që më bën pafundësisht krenare, është që i ndan gjërat me të tjerët. Ti je jeta ime… uroj që Zoti të jetë gjithmonë me ne kudo, pa pasur rëndësi se ku shkojmë. Gëzuar ditëlindjen Hana.”, shkruan Loredana.

Article Logic
Execution time: 0.0019218921661377