INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të ribashkuar ose jo, MOZZIK jep lajmin e bukur rreth tij dhe LOREDANËS! [FOTO]

Të ribashkuar ose jo, MOZZIK jep lajmin e bukur rreth tij dhe LOREDANËS! [FOTO]

Publikuar më: 12:31 22-12-2020

Me videot dhe dokumentarët e realizuara, Loredana dhe Mozzik konfirmuan në një farë mënyre se ishin kthyer sërish me njëri-tjetrin. Në një prej videove të publikuara, Mozzik u shpreh madje se Loredana ishte ndryshe nga çdo femër tjetër, ndërkohë që reperja deklaroi se kalon shumë kohë me Mozzik vetëm.

E duket se tashmë ata kanë nisur një kapitull të ri, sepse pasi festuan bashkë ditëlindjen e 2-të të vajzës së tyre Hana, Loredana dhe Mozzik nisën dhe pushimet dimërore.

Madje kur bëhet fjalë për suksese të përbashkëta, Mozzik nuk heziton ta publikojë Loredanën në Instagramin e saj.

Së fundmi, çifti kanë fituar një çmim të rëndësishëm në Gjermani. Ishte Mozzik ai që e ndau lajmin e bukur me fansat në rrjetet sociale, ku postoi një Instastory duke treguar edhe çmimin që kanë fituar.

Në videon e postuar prej tij shihet fotoja e tyre shkëputur nga videoklipi dhe pas ndarjes dhe ribashkimit kjo është hera e parë që e shohim reperen në profilin e tij në Instagram.

SLG.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023870468139648