INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me Loredanën, pa Loredanën, ja pse 2020-a ishte viti i MOZZIK! [FOTO]

Me Loredanën, pa Loredanën, ja pse 2020-a ishte viti i MOZZIK! [FOTO]

Publikuar më: 14:29 25-12-2020

2020-a ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë njerëzit, artistët, por për Mozzik ka qenë goxha i suksesshëm në aspektin profesional.

Ai ka qenë padiskutim në qendër të mediave rozë për ndarjen dhe ribashkimin me Loredanën, por gjithashtu edhe për profesionin.

E themi këtë sepse ka “pushtuar” tregun muzikor me albumin dhe hitet e tij të reja.

Këtë nuk e themi vetëm ne, por flasin shifrat në të gjitha platformat muzikore, pasi ai ka qëndruar në majë të klasifikimeve në vendin tonë, Gjermani dhe Zvicër, për javë e muaj me rradhë.

E teksa ky vit po mbetet pas, faqja e njohur e muzikës në Shqipëri “Billboard” ka ndarë disa çmime online (të votuar nga fansat) për artistët e njohur shqiptarë dhe gjejeni pak kush triumfoi, pikërisht Mozzik.

Reperi i talentuar ka fituar jo pak, por plot 7 çmime të cilat do ua tregojmë më poshtë:

  • Artisti mashkull më i mirë i vitit
  • Artisti i vitit
  • Artisti më i mirë Hip-Hop
  • Kënga me tekstin më të mirë (HANA- dedikuar vajzës së tij)
  • Kënga e vitit- “PP” në bashkëpunim me Kidën.
  • Bashkëpunimi i vitit- “PP” në bashkëpunim me Kidën.
  • Kënga e verës “PP” në bashkëpunim me Kidën.

Nuk ka më nevojë për shumë koment, fansat e kanë dhënë verdiktin e tyre.

zikije.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365