INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka hatërmbetje?! Pasi ajo i publikoi fotot e vjetra, Andi befason me deklaratën e tij: I them Shqipes se…

Ka hatërmbetje?! Pasi ajo i publikoi fotot e vjetra, Andi befason me deklaratën e tij: I them Shqipes se…

Publikuar më: 13:27 25-12-2020

Andi i "Përputhen" ishte i ftuari i rradhës në "After Partyn" e Luana Vjollcës. Ai zbuloi se kërkon që partnerja e tij të jetë e bukur, e zgjuar, romantike dhe aventuriere në të njëjtën kohë.

Në "After Party" nuk kishte si të mos përmendej dhe Shqipja, për të cilën Andi kishte një pëlqim për aq kohë sa ajo ishte në emision. Ai u pyet se çfarë do t'i thoshte Shqipes. "Ça je t'u bo?", u përgjigj Andi, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj saj, pavarësisht deklaratave që ka bërë ajo.

Kujtojmë se Shqipja ka publikuar disa foto të vjetra, nëpërmjet së cilave ka pretenduar se Andi dhe Tea kanë qenë të lidhur shumë herët, para se të futeshin në emisionin Përputhen. Mirëpo kjo gjë është mohuar nga protagonistët, por edhe vetë produksioni.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984