INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Veliaj 'liron qesen' për punonjësit që ndihmuan qytetarët pas tërmetit dhe përmbytjeve

Erion Veliaj 'liron qesen' për punonjësit që ndihmuan qytetarët pas tërmetit dhe përmbytjeve

Publikuar më: 11:24 26-09-2019

Për punonjësit e Bashkisë të Tiranës Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka vendosur të japë shpërblim. Ai ka njoftuar se do të jepet shpërblim për zjarrfikësit, të cilët kanë qëndruar në gatishmëri në tre ditët e tërmetit dhe përmbytjeve. Veliaj tha se punonjësit e zjarrfikëses kanë qëndruar 72 orë pa gjumë për të qenë në gatishmëri ndaj çdo emergjence.

Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj theksoi se bashkitë shqiptare duhet të shfrytëzojnë solidaritetin ndërkombëtar pas tërmetit për të bërë një inventar të nevojave që kanë banorët. Kryebashkiaku këshilloi se ky moment duhet shfrytëzuar për tu pajisur me mjete për të mos qenë të papërgatitur në raste të tjera emergjencash.

Erion Veliaj gjithashtu bëri me dije se janë bërë gati të gjithë dosjet me inventarin e banesave të dëmtuara dhe menjëherë ka nisur edhe puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara. “Në Bashkinë e Tiranës ne kemi çuar mbrëmë në mes të natës, afati i lënë nga kryeministri, të gjithë inventarin e banesave të dëmtuara. Jam në dijeni që edhe Bashkitë kryesore që janë prekur, nga Durrësi, Elbasani, Kavaja disa Bashki të tjera më të vogla kanë proceduar dhe kanë bërë edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të akorduar fondet e emergjencës dhe besoj që në kohë rekord do  të disbursojmë aty ku dëmet janë minimale dhe siç e keni vënë re do të rindërtojmë nga fillimi aty ku dëmet kanë qenë më të qenësishme”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668