INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët përdorin mënyra të rrezikshme për të ikur nga vendi

Shqiptarët përdorin mënyra të rrezikshme për të ikur nga vendi

Publikuar më: 10:18 26-09-2019

Shqiptarët bëjnë gjithçka për të ikur nga vendi. Së fundmi sipas "The Sun", 21 emigrantë shqiptarë u fshehën në një anije mallrash në Mbretërinë e Bashkuar duke sjellë panik tek ekuipazhi, i cili i përbëhej nga vetëm 10 marinarë lëshoi thirrje për ndihmë përmes radios.

Shqiptarët, 19 burra dhe 2 fëmijë i druheshin kontrollit dhe pas disa ditësh udhëtim nuk rezistuan dot pa ujë dhe ushqime. “The Sun” shkruan se emigrantët u fshehën në anije para se kjo e fundit të nisej nga Bilbao, Spanjën veriore.

Anija u nis të premten e javës së shkuar dhe emigrantët ilegalë shqiptarë u zbuluan sapo mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar.

emmm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003303050994873