INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shumë shqiptarë kanë braktisur vendin! EUROSTAT, 1 e 3-ta janë emigrantë të rregullt

Sa shumë shqiptarë kanë braktisur vendin! EUROSTAT, 1 e 3-ta janë emigrantë të rregullt

Publikuar më: 11:10 22-05-2019

Gati 1 e 3-ta e shqiptarëve kanë përfituar leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian. Kjo e dhënë ka dalë nga raporti i fundit i Eurostat që ka publikuar të dhënat mbi lejet e vlefshme të qëndrimit të qytetarëve jo-europianë, duke i kategorizuar sipas arsyeve pse janë dhënë lejet. Po të bëjmë një llogari të thjeshtë ku të përfshijmë dhe ata që jetonë në kontinente të tjera Amerikë apo Kanada, por dhe ata që jetojnë ilegalisht shifrat janë edhe më të frikshme. 

Sipas Eurostat, Greqia dhe Italia janë shtetet që kanë lëshuar pjesën më të madhe të lejeve të qëndrimit për shqiptarët me 94% të totalit. Pjesa tjetër janë dhënë nga Gjermania rreth 3% e totalit, kurse Belgjika, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë lëshuar përkatësisht nga 1% të lejeve të tjera për emigrantët shqiptarë. Sa i përket arsyeve se përse janë lëshuar këto leje, rezulton se 461 mijë shqiptarëve ose rreth 53% e totalit i kanë përfitura për arsye familjare. Më pas renditen lejet e dhëna për punësim dhe nga to kanë përfituar 185 mijë shqiptarë. Sërish pjesa më e madhe e lejeve të punësimit, 75% e tyre janë lëshuar nga Italia dhe 22% nga Greqia. Ndërsa Gjermania ka dhënë 2%.
Leje të tjera qëndrimi në vendet e BE-së janë dhe ato për shkollim. Eurostat ka përllogaritur se janë dhënë 6.749 të tilla. Pjesën më të madhe e ka dhënë Italia me 39%, 29% Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Franca kanë dhënë përkatësisht nga 7% të totalit të lejeve për shkollim dhe Greqia 2%.
Gjithashtu një pjesë e shqiptarëve të pajisur me leje qëndrimi kanë marrë statusin e refugjatit. Gjithësej janë 2.533 individë nga Shqipëria të pajisur me leje qëndrimi për këtë arsye. 45% janë dhënë nga Franca, 25% nga Belgjika, 11% nga Italia, 9% nga Gjermania dhe 4% e tyre janë dhënë nga Mbretëria e Bashkuar.
Ndërkaq 2.478 leje janë dhënë për arsye të mbrojtjes sociale. Kjo leje ju lëshohet të gjithë azilkërkuesve që nuk e kanë marrë ende statusin e refugjatit. Franca ka lëshuar rreth 2.500 dhe Gjermania 262 të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887