INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tokofobia, çfarë ndodh me gratë që kanë fobi shtatzëninë

Tokofobia, çfarë ndodh me gratë që kanë fobi shtatzëninë

Publikuar më: 11:05 22-05-2019

Është diçka shumë normale që gratë të ndiejnë frikë dhe ankth kur mendojnë për momentet kur sjellin në jetë një bebe, përtej lumturisë se do të jenë nëna.

Por shqetësimet kur nisin të mendojnë për dhembjet, pasiguria nuk janë dicka normale.

Për disa gra frika nga procesi i lindjes mund të jetë aq e madhe sa të mos duan të mbeten shtatzënë apo të kenë probleme të përditshme.

Kjo lloj frike nga lindja njihet ndryshe me emrin tokofobia thënë ndryshe të kesh fobi procesin e lindjes.

Kjo frikë prek gratë që kanë pasur përvoja të mëparshme traumatike të lindjes ose gratë që kurrë nuk kanë lindur një fëmijë.

Pra tokophobia është një lloj fobie specifike, e cila është një çrregullim ankthi në të cilin njerëzit ndjejnë një frikë të paarsyeshme. Simptomat e tokofobisë mund të përfshijnë çrregullimet e gjumit, sulmet e panikut, ankthet e këqija dhe sjelljet shmangëse.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë:Ndjenjat e tmerrit në mendimin e shtatzënisë dhe lindjes, ankthi ,depresioni,frika e defekteve të lindjes, humbja e jetës së foshnjës ose të nënës dhe këmbëngulja për lindje cezariane.Tokophobia mund të zhvillohet për shkak të një numri shkaqesh.

Disa nga faktorët mund të jenë: humbja e kontrollit dhe privatësisë, abuzimin seksual në të kaluarën, frika e dhimbjes, frika për jetën e foshnjës ose mungesën e besimit tek mjekët .

Është e rëndësishme që gratë me tokophobi të marrin trajtim me qëllim që të sigurohen që nëna dhe fëmija të jenë të shëndetshëm. Këshillohet marrja e mbështetjes nga një psikolog ose psikiatër.Është e vështirë të përcaktohet sa e përhapur është tokofobia.

Kërkimet tregojnë se rreth 2.5% deri në 14% e grave preken nga kjo sindromë, por sipas studiuesve besohet se shifrat mund të arrijnë në mbi 22%.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715