INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet numërimi në Tiranë, ja sa vota ka marrë Erion Veliaj

Mbyllet numërimi në Tiranë, ja sa vota ka marrë Erion Veliaj

Publikuar më: 09:57 02-07-2019

Është mbyllur numërimi i votave edhe për Bashkinë Tiranë. Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në postin e kryebashkiakut. Ai ka marrë 152,230 vota nga kryeqytetasit, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderdaj ka marrë vetëm 9,364 vota.

Në kryeqytetet janë dhe shumë fleta vota të pavlefshme, 11,000 të tilla.

Mbi rezultatin e marrë Erion Veliaj ka shpërndarë këtë mesazh: Mirënjohje e përulësi për secilin prej jush! Respekt për Arben Skënderin e gjithë bekimet e botës për familjen e tij! Mezi pres edhe skuadrën e Këshillit Bashkiak, ku përveç PS do të ketë edhe disa parti të tjera, që të nisim me vendimet jetike aty! Gara mbaroi! Tani le të përveshim mëngët për më shumë punë e vllazëri, përtej ndasive, siç i ka hije TiranesQeDuam! Ka më shumë gjëra që na bëjnë bashkë, se ato që na ndajnë. Unë do jap më të mirën për Tiranën, të ftoj edhe ty të japësh sa mundesh!”, shkroi Veliaj.

rezultati_ne_tirane.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715