INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emigrantët po varfërohen s’po nisin më para

Emigrantët po varfërohen s’po nisin më para

Publikuar më: 11:53 12-07-2019

Një studim i fundit i Bankës Botërore mbi remitancat tregon se Shqipëria shënoi uljet më të mëdha në rajon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Sipas raportit të BB, remitancat zyrtare të ardhura në Shqipëria në 2018 përllogariten 9.6 % të PBB, ndërsa në vende si Bosnja e Hercegovina ishin 11 % e PBB, Mali i Zi 11.4 e PBB, Kosovë sa 15.8 % e PBB-së.
Këto para, sipas raportit, janë në nivele të ngjashme me investimet e huaja direkte, por në botë, nëse përjashtohen Kina, ato janë burimi më i madh i të ardhurave në valutë të huaj në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Sot, remitancat janë të barabarta ose tejkalojnë 25% të PBB-së në pesë shtete: Tonga, Republika e Kirgistanit, Taxhikistani, Haiti dhe Nepali.
Remitancat janë një “litar shpëtimi” për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe një mënyrë efektive për të lehtësuar varfërinë sepse ato shkojnë drejtpërdrejtë te familjet shkruan Monitor. Por përfitimet e dërgesave të emigrantëve zvogëlohen nga kostoja përgjithësisht e lartë e dërgimit të parave, që mesatarisht arrin 7% në një transferim parash prej 200 dollarësh. Bankat ishin kanali më i kushtueshëm për transferimin e remitancave, në 10.9%. Në Afrikën Sub-Sahariane kostoja e dërgimit të parave është më e lartë se mesatarja në 9.3%.
BB thekson se, një mënyrë tjetër për të maksimizuar fuqinë e remitancave është të inkurajojë punëtorët migrantë për të investuar në vendet e tyre në një mënyrë më formale, si për shembull nëpërmjet një lidhjeje të diasporës. Bonoja e diasporës mund të jetë një mjet për të bërë remitancat më produktive dhe janë “perfekte për financimin e zhvillimit”.

Article Logic
Execution time: 0.0035910606384277