Fejesa e Princ Leka Zogu II me Blerta Celibashin ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë zbuluar detaje rreth unazës, vlera e së cilës thuhet se arrin në shifrën e lartë prej 140 mijë euro (120 mijë paund).
Fejesa e Princ Lekës vjen një vit pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia. Fejesa me Blertën u zyrtarizua më 11 tetor, një ngjarje e publikuar me fotografi romantike në Instagram nga vetë çifti. Revista britanike Hello Magazine citoi ekspertin e bizhuterive Nilesh Rakholia, i cili përshkroi unazën si “elegante dhe jo të ngarkuar”.
Sipas Rakholia, unaza është një diamant me prerje ovale ose cushion, i vendosur mbi një shirit të hollë. Ai vlerësoi se, nëse diamanti qendror është 2 deri në 3 karatë, çmimi prej rreth 140 mijë eurosh është plotësisht i justifikuar. Lajmi për unazën, detajet e fejesës dhe fillimin e kapitullit të ri për çiftin u shpërndanë menjëherë edhe në media të tjera ndërkombëtare si People, Tatler dhe Sky News.