INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Di gjuhën e Kosovës dhe shqipen', Miss Kosova reagon pas kritikave në rrjet

'Di gjuhën e Kosovës dhe shqipen', Miss Kosova reagon pas kritikave në rrjet

Publikuar më: 12:37 16-10-2025

Pas polemikave që pushtuan rrjetet sociale për deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, ka zgjedhur të reagojë në mënyrën e saj karakteristike, me shumë humor dhe vetëironi.

Në një video të publikuar së fundmi, Brikena iu drejtua ndjekësve me një mesazh plot shaka, duke qartësuar me stil deklaratën që u bë virale:

“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”, u shpreh ajo me një ton ironik që shkaktoi të qeshura mes fansave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988