INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi më i talentuar në Shqipëri? NOIZY befason me përgjigjen e tij

Reperi më i talentuar në Shqipëri? NOIZY befason me përgjigjen e tij

Publikuar më: 12:29 23-10-2025

Reperi i njohur shqiptar Noizy ka dhënë së fundmi një intervistë për Top Albania Radio, ku ka rrëfyer më shumë se kurrë më parë për filozofinë e tij të suksesit dhe çfarë e ka mbajtur në krye të skenës muzikore për kaq shumë vite.

I pyetur nëse e konsideron veten artistin më të mirë shqiptar, si këngëtar, reper, kompozitor apo edhe aktor, ai zgjodhi të mos e fokusojë përgjigjen te egoja apo krahasimet, por te një element kyç: disiplina.

“Nuk është që unë jam më i talentuari. Thjesht kam më shumë disiplinë se të gjithë,” – u shpreh Noizy me sinqeritet. Ai shtoi me tej se ndonjëherë i mungon motivimi, por forca për të vazhduar vjen nga rutina, përkushtimi dhe energjia që investon çdo ditë.

“Një artist i talentuar mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë. Unë mund të bëj tri, sepse kam disiplinë, forcë fizike dhe punoj më shumë se të tjerët,” – tha ai, duke theksuar rëndësinë e punës së palodhur përtej talentit të lindur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449