INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohen dy antibiotikë të rinj, ja cila është fuqia e tyre...

Krijohen dy antibiotikë të rinj, ja cila është fuqia e tyre...

Publikuar më: 11:52 12-07-2019

Bakteret gjithnjë e më shumë po fitojnë terren ndërsa antibiotikët janë bërë të paaftë t’i luftojnë.

Por mjekët dhe ekspertët asnjëherë nuk i ndalin përpjekjet dhe shpresat kundër rrezikut global të rezistencës antibiotike.

Së fundmi ata kanë arritur të krijojnë dy antibiotikë të rinj që janë në gjendje të eleminojnë bakteret vrasëse që sot etiketohen si Staphylococcus Aureus dhe që janë shumë rezistente.

Krijuar nga shkencëtarët francezë nga një toksinë bakteriale, këta dy antibiotikë super të fuqishëm janë gjithashtu efektivë edhe kundër infeksioneve antibiotike multirezistente në përdorim si për shembull famëkeqja Pseudomonas Aeruginosa që ësshtë një bakter gram-negativ, është përgjegjës për një sërë infeksionesh.

Sipas revistës ”PLOS Biology” ky rezultat u arrit nga ekipi francez i Brice Felden i ”Inserm” (Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mjekësisë) dhe universiteti ”Rennes 1” së bashku me shkencëtarët nga instituti ”Rennes” i Shkencave të Kimisë (ISCR).

Sipas OBSH-së dhe OKB-së, çdo vit rreth 700 mijë persona vdesin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve, një numër i destinuar të rritet në 10 milionë në vitin 2050, nëse nuk ndërmerren masa.

Article Logic
Execution time: 0.0054521560668945