INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krizë për punë? Jo kudo! Njihuni me disa shtete ku ka mundësi të mëdha punësimi

Krizë për punë? Jo kudo! Njihuni me disa shtete ku ka mundësi të mëdha punësimi

Publikuar më: 13:59 09-07-2019

Në botë ka shumë shtete që janë në krizë për vende pune dhe njerëzit fillojnë dhe i braktisin. Vitet e fundit dhe shqiptarët janë përfshirë në këtë krizë dhe po emigrojnë. Po bazuar në një shkrim të “The Economist”, një pjesë e konsiderueshme e botës së pasur jo vetëm që po përjeton një bum të paprecedentë të vendeve të punës, por edhe një rritje të cilësisë, sepse kapitalizimi i ditëve të sotme po i përmirëson punëtorët shumë më shpejt në krahasim me vitet e kaluara.

Ndaj po ju orjetojmë se ku mund të shkoni për të punuar pa u munduar shumë:


-Në Amerikë, norma e papunësisë është vetëm 3.6%, më e ulëta në gjysmë shekullin e fundit. Në SHBA asnjëherë s’mbetesh pa punë.
-Edhe Gjermania po shijon frytet e një fitimi të lartë të të ardhurave tatimore, si pasojë e një rritjeje të fuqisë së saj punëtore. Disa profesione po zhduken ndaj ka nevojë për fuqi punëtore edhe se popullsia po plaket.
-Edhe në shtete si Franca, Spanja dhe Italia ka vende pune të lira.
-Në Francë, pavarësisht nga reformat e kohëve të fundit për të bërë tregjet e punës më fleksibël, sasia e vendeve të punës me kontrata të përhershme ka arritur një nivel shumë të lartë kohët e fundit.

Sipas parashikimeve deri në vitin 2026, Amerika do të ketë më shumë persona që do të punojnë si kujdestarë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët apo të moshuarit sesa persona që do të punojnë si sekretarë. Megjithatë, duke qenë se tregjet e punës po zbrazen, po krijohen më shumë vende pune që kërkojnë kualifikime të larta sesa të ulëta. Punët më pak të paguara po paguhen më mirë, kryesisht për shkak të rritjes së nivelit të pagës minimale. Faqet e internetit janë shumë efikase në përzgjedhjen dhe caktimin e aplikantëve të duhur në pozicione të caktuara të lira. Ndaj provojeni fatin nëse “fusni në xhep” paraprakisht një kontratë punë do e keni më të lehtë të largoheni nga vendi.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499