INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Arben Gjeloshaj: Këngët e veriut, kërkesa të shumta për dasma në diasporë e Kosovë [VIDEO]

KafeIN/Arben Gjeloshaj: Këngët e veriut, kërkesa të shumta për dasma në diasporë e Kosovë [VIDEO]

Publikuar më: 13:23 09-07-2019

Këngët e Arben Gjeloshaj nuk njihen për numrin më të madh të klikimeve në youtube, madje atij s’i intereson fare konkurrenca online.
Këngëtari me origjinë nga Tropoja, i ftuar në emisionin "KafeIN", gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se, këtë sezon janë rritur kërkesat për eventet apo gëzimet familjare ku ai këndon live deri në 4 orë.
Gjeloshaj tha se kërkesat më të mëdha janë në Tiranë, Shkodër dhe Durrës ku jetojnë familjet me origjinë nga veriu e verilindja.
“Unë kam kërkesa më së shumti në këto qytete por dhe në diasporë. Kam grupin tim muzikor me të cilin organizohemi për eventet live”, tha këngëtari verior Arben Gjeloshaj.
Ai ka treguar se ftesa ka marrë dhe në Kosovë për të kënduar në ceremonitë e dasmave.
Gjeloshaj tha se këngëtarët e veriut bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Ai ka vlerësuar të madhen Fatmira Brecani, Zef Bekën, dhe si zë të bukur Gëzim Nikën.
Po ashtu dhe këngëtarë të njohur të jugut si Ylli Baka me të cilin ka miqësi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725