INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Deputetja e PS Antoneta Dhima: Më 12 tetor, Meta jo më president [VIDEO]

KafeIN/Deputetja e PS Antoneta Dhima: Më 12 tetor, Meta jo më president [VIDEO]

Publikuar më: 12:54 09-07-2019

Deputetja e PS Antoneta Dhima e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se dekreti i miratuar prej presidentit Meta për mosnjohjen e datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve vendore, është në shkelje të ligjit dhe për këtë ajo ka firmosur për shkarkimin e tij.
“Në shkelje të parimeve dhe kushtetutës nisëm procedurat e shkarkimit. Komisioni kuvendor hetimor i ngritur dje do të ketë një afat 3-mujor për shqyrtimin e dekreteve të presidentit.
Më 12 tetor, besoj Meta s’do jetë më president”, tha deputetja Dhima.
Sa i takon zgjedhjeve të mbajtura më 30 qershor, zonja Dhima tha se PS ruajti rezultatin e vitit 2017.
Deputetja socialiste ka vlerësuar dhe protestën e radhës së opozitës e mbajtur mbrëmjen e së hënës.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059