INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA do të nisë largimin masiv e me forcë të emigrantëve të paligjshëm

SHBA do të nisë largimin masiv e me forcë të emigrantëve të paligjshëm

Publikuar më: 10:08 12-07-2019

Shtetet e Bashkuara thanë se do të nisin arrestimin e së paku 2,000 familjeve emigrante, që ligjërisht do të mund të dëbohen.

Operacioni mbarëkombëtar u kërkua nga presidenti Donald Trump, i cili premtoi se do të largojë “miliona” banorë të paligjshëm nga SHBA-ja.
Operacioni pritet të nisë më 14 korriik, pasi u shty muajin e kaluar.
Gazeta “New York Times” raportoi se bastisjet janë shtyrë për shkak të mospajtimeve brenda administratës.
Mbështetësit e të drejtave të emigrantëve shprehën zemërim mbi bastisjet e planifikuara në dhjetë qytete të mëdha.
Operacione të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, megjithëse është e pazakonshme të shënjestrohen familje dhe jo emigrantë me histori kriminale.
Trump e ka bërë trajtimin e emigrimit të paligjshëm prioritet të administratës së tij, edhe pse kritikët thonë se ai përpiqet të krijojë armiqësi ndaj popullatave migrante për qëllime politike./REL/

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721