INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëndetëse plot me kokainë, si e gjurmon policia? [VIDEO]

Nëndetëse plot me kokainë, si e gjurmon policia? [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 12-07-2019

Garda Bregdetare e SHBA-ve ka filmuar momentin e ndjekjes së një gjysmë-nëndetëse të mbushur me kokainë, vlera e së cilës arrin në 232 milionë dollarë në treg.

Anëtarët Gardës gjurmojnë nëndetësen, zbresin në tavanin e saj dhe i detyrojnë trafikantët të ndalojnë,5 kontrabandistë ranë në pranga.

Mediat amerikane shkruajnë se gjysmë-nëndetëset po përdoren kohët e fundit nga trafikantët dhe kartelët e drogës si një mënyrë më efikase për kontrabandimin e drogës jashtë vendit.

Nënpresidenti Mike Pence ishte i pranishëm kur anëtarët e Gardës Bregdetare shkarkuan drogën e kapur në San Diego.

Një tjetër operacion anti drogë është finalizuar me sukses në Shtetet e Bashkuara në 4 korrik. Një anije mallrash me 20 ton kokainë vlera e së cilës I kalon 1 miliardë dollarë u konfiskua në Filadelfia .

Në katër vitet e fundit, ka pasur një rritje të karteleve të drogës nga Amerika Qendrore dhe Jugore që përdorin këto anijet dhe gjysmë-nëndetëset për kontrabandim të lëndëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0043511390686035