INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Tendencat e reja, Merita Merja: Botox dhe Lifting tashmë bëjnë dhe burrat  [VIDEO]

KafeIN/Tendencat e reja, Merita Merja: Botox dhe Lifting tashmë bëjnë dhe burrat [VIDEO]

Publikuar më: 13:53 12-07-2019

Estetistja e njohur Merita Merja, e ftuar në emisionin "KafeIN", gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se tendencat e reja sot kanë bërë që vajzat të imitojnë idhujt e tyre, duke kryer ndërhyrje kirurgjikale.
"Modele si Kim Kardashian dhe motrat e saj po inspirojnë vajzat e reja të cilat po bëhen pothuajse njëlloj. Po ashtu dhe personazhe si Rita Ora janë të preferuara për vajzat që kërkojnë vetullat si të sajat", tha Merita Merja.
Por tendencë sot janë dhe ndërhyrjet që bëjnë meshkujt.
Estetistja Merita Merja tha se botox dhe lifting janë më të preferuarat, por bëjnë dhe vetullat apo buzët.
Merita ka vlerësuar makepartistë të njohur me famë botërore si Mario dhe Ariel, po ashtu dhe makeup artistët kosovarë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488