INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Taksa e karburantit, Mateo Spaho: Do të rritet, por ministritë bëjnë

KafeIN/Taksa e karburantit, Mateo Spaho: Do të rritet, por ministritë bëjnë "lojëra fjalësh" [VIDEO]

Publikuar më: 13:45 12-07-2019

Eksperti i çështjeve të ekonomisë në PD, Mateo Spaho, gjatë një interviste telefonike në emisionin "KafeIN", u shpreh se çmimi i karburanteve do të rritet, por ministritë përkatëse të linjës bëjnë "lojë fjalësh", njëra sikur di, e tjetra sikur s'di.
"Po të shkoni në pikat e karburantit do të shihni se çmimi sot është 1700 lekë të vjetra ku prej tyre 1100 janë taksa.
Në vende të tjera të rajonit, ju do të shihni çmim më të ulët se tek ne. Vetëm tek ne ka një rritje prej 65 përqind më të lartë duke u bërë vendi i katërt me çmim më të lartë në Evropë", tha Spaho.
Sipas tij, duke qenë se nafta është baza e ekonomisë, shërbimeve, industrisë, rritja e çmimit ndikon jo vetëm në rritjen e çmimit të tij në vetvete por dhe në shërbime të tjera, që tek rritja e çmimit të bukës, energjisë, transportit.
"Nga xhepi ynë do të dalin para jo vetëm për karburantin, por dhe ata që s'kanë makinë do ta paguajnë taksën e naftës", tha eksperti i ekonomisë Mateo Spaho.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605