INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët kanë emigruar gjithë jetën, pranojnë më lehtësisht të huajt se ballkanasit e tjerë

Shqiptarët kanë emigruar gjithë jetën, pranojnë më lehtësisht të huajt se ballkanasit e tjerë

Publikuar më: 09:21 10-07-2019

Shqipëria është vendi më dashamirës në Ballkan me emigrantët. Me sa duket kjo lidhet dhe me ndjeshmërinë që kemi pasi qytetarët shqiptarë kanë emigruar përgjatë gjithë jetës. Rezultojmë dhe si populli më emigrues në Europë. Një anketë e Barometri i Ballkanit që u zhvillua në Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë tregoi se shqiptarët kishin gatishmërinë më të lartë për të pritur emigrant të huaj. Pyetjes nëse prania e emigrantëve të huaj është i mirëpritur në qytetin tuaj ju përgjigjen pozitivisht 43% e shqiptarëve. Popullsia shqiptare që mirëpret emigrantët është deri 4 herë më e lartë se e vendeve fqinjë. 

Pas Shqipërisë emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, 28% e popullatës e kanë vlerësuar pozitivisht.
Më pak dashamirës me emigrantët janë banorët e Bosnjës dhe Maqedonisë, ku respektivisht vetëm 10% e popullsisë i mirëpret emigrantët.
Sipas “Our World in Data” janë rreth 57.616 të huaj që jetojnë në Shqipëri, ku prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune. Ndër arsyet kryesore të tërheqjes të të huajve në Shqipëri është kosto e lirë e jetesës. Për sa i përket lejeve të punës, italianët mbajnë numrin më të lartë. Së fundi Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të preferuar edhe për studentët italianë. Popullsia e dytë është ajo turke, e ndjekur nga ajo kineze. Pavërsisht se i duam emigrantët Shqipëria renditet ndër vendet me numër të ulët. Numrin më të madhe e ka Serbia, me rreth 807 mijë, në Maqedoni janë rreth 130 mijë dhe në Malin e Zi rreth 82 mijë të huaj. Ndërsa Bosnje Hercegovina ka numrin më të ulët të huajve në rajon, afro 32 mijë.

Article Logic
Execution time: 0.0031900405883789