INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë: Vetëvaret në oborrin e shtëpisë 52 vjeçari

E rëndë: Vetëvaret në oborrin e shtëpisë 52 vjeçari

Publikuar më: 09:08 02-04-2018

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrën më tragjike, duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dritan Hoxha”. Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet H.U, jetonte i vetëm.
Njoftimi i Policisë:
“Në datë 02.04.2018, rreth orës 08:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas dyshohet se është vetëvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:
Shtetasi H.U, 52 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në oborrin banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332