INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kina i kundërpërgjigjet SHBA-ve. Tarifa të reja tregtare për 128 produkte

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-ve. Tarifa të reja tregtare për 128 produkte

Publikuar më: 09:14 02-04-2018

Kina i është kundërpërgjigjur vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tarifat amerikane në çelik dhe alumin duke vendosur tarifa të reja ndaj 128 produkteve amerikane. Tarifat që kapin vlerën e 3 miliardë dollarëve fillojnë të hënën. Pekini tha se masa ishte për të "mbrojtur interesat e Kinës dhe për të balancuar" humbjet e shkaktuara nga tarifat e reja amerikane. Ministria e Financave në Kinë ka njoftuar më 2 prill se derri i ngrirë, disa pemë dhe vera janë disa nga produktet ku tarifat do të fuqizohen menjëherë. Komisioni për Tarifa në doganën e Kinës ka thënë se tarifa prej 25 për qind vlen për tetë produkte të importuara nga SHBA-ja, ndërsa 15 për qind vlen për 120 produkte të tjera. Më 13 mars, Pekini pati njoftuar se është duke konsideruar vënien e tarifave, duke rritur kështu frikën për luftë tregtare globale. Ndërsa nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump ka deklaruar më 22 mars se tarifat për importet e çelikut dhe aluminit do të vendosen tanimë në SHBA, hap që ka zemëruar shumë aleatët e saj. Sidoqoftë, Trump ka përjashtuar përkohësisht nga këto tarifa; Bashkimin Evropian, Australinë, Argjentinën, Brazilin, Kanadanë, Meksikën dhe Korenë Jugore. Shtëpia e Bardhë ka thënë se tarifat janë të nevojshme për të ulur deficitin tregtar që SHBA-ja ka me partnerët tregtarë, sidomos me Kinën. Vitin e kaluar deficiti i SHBA-së me Kinën ka qenë 375 miliardë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0038981437683105