INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju mërziti koha e vranët dhe erërat e forta? Mësoni si do jetë moti ditët në vijim

Ju mërziti koha e vranët dhe erërat e forta? Mësoni si do jetë moti ditët në vijim

Publikuar më: 23:46 01-04-2018

Moti për javën në vazhdim sipas ‘Meteoalb’ do të vijojë me vranësira dhe temperatura në ngritje. Orët e para të së hënës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri-Verilindje, por pasditja fuqizon kthjellimet në të gjithë vendin. Dita e martë, vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në orët e vona të pasdites, kur vranësirat bëhen më të dukshme në territor. E mërkura, gjatë gjithë ditës paraqitet me kthjellime dhe alternime vranësirash. Era deri të mërkurën, do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Temperaturat e ajrit me rënie të lehtë mëngjesin e së hënës, por rritje me të paktën 2°C gjatë mesditës. Rritja do të vijojë të martën dhe të mërkurën duke variuar nga 6°C . Mëngjesi më i freskët në zonat malore dhe deri mbi 28°C në orët e mesditës në zonat Perëndimore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443