INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy ministrat në Kakavijë për bllokimin e kufirit, ish-ambasadori: 'Show i turpshëm'!

Dy ministrat në Kakavijë për bllokimin e kufirit, ish-ambasadori: 'Show i turpshëm'!

Publikuar më: 09:35 05-11-2017

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli, e cilëson të panevojshme dhe të turpshme praninë e ministrave Bushati dhe Kumbaro në pikën kufitare të Kakavijës, pas një problemi teknik në palën greke.

Në një intervistë për “Panoramën”, ish-ambasadori thekson se probleme të tilla janë të zakonshme në pikat kufitare ndaj edhe prezenca e ministrave është e tepërt dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e çështjes.

“Unë e quaj jo vetëm një veprim të gabuar dhe aspak të justifikuar prezencën e dy ministrave të qeverisë sonë në pikën kufitare të Kakavijës, por e quaj edhe një shou populist, krejtësisht të panevojshëm dhe të turpshëm”- thotë ai për “Panorama”.

Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Greqi, bllokimi i pikës kufitare nuk ka prapavijë politike dhe nuk lidhet me ngjarjet e pak ditëve më parë në Himarë, por sipas tij edhe nëse ministrat kishin dyshime të tilla, duhet t’i zgjidhnin marrëveshjet përmes kanaleve diplomatike.

Më shumë në këtë kategori: « Live Broadcast
»
Article Logic
Execution time: 0.003364086151123