INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dielli do të ''kursehet'' këtë muaj/ Sinoptikanët tregojnë si do të jetë muaji deri në fundt të prillit

Dielli do të ''kursehet'' këtë muaj/ Sinoptikanët tregojnë si do të jetë muaji deri në fundt të prillit

Publikuar më: 13:40 15-04-2019

Me sa duket muajin prill do ta mbyllim me prezencë të reshjeve dhe mungesën e diellit. Ndryshe nga marsi që na solli temperatura të larta, prilli do të vazhdojë me reshje dhe lagështirë.

Sinoptikanët thonë se reshjet do të vazhdojnë edhe për dy javët në vijim por me ndërprerje, ndërsa sa i përket temperaturave do të ketë rritje.

Sipas tyre kjo javë pritet më e ngrohtë se ajo që lamë pas. Do të ketë reshje gjatë pasditeve duke nisur nga dita e sotme dhe e nesërme. E mërkura do të sjellë përmirësim gradual, por do të ketë reshje në zonat malore. Sa iu përket temperaturave do të kemi rritje në ditët në vijim, gjatë fundjavës do të shkojnë në 24-25 gradë celsius. Prilli pritet të mbyllet si një muaj i freskët dhe me lagështirë, në krahasim me marsin. Edhe ditët e fundit pritet të kemi sërish reshje.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615